Lajmet e fundit

Më në fund erdhi vera! Prandaj, kurdo që i bëni gati valixhet tuaja për tu nisur në pushime, kushtoni vëmendje këtyre pajisjeve që janë projektuar për t’i bërë pushimet tuaja më të këndshme.
Me shumë gjasë, ju keni nevojë për pajisjen që ju mundëson që të bëni dush kudo që jeni apo edhe një pajisje që ju tregon se kur dhe sa kohë duhet të rreziteni për të marrë ngjyrën perfekte, transmeton Klan Kosova.
Pa dyshim se ju duhet edhe një kasafortë ku mund t’i ruani gjërat tuaja të vlefshme edhe në plazhë, një kamerë që fluturon sikur parashutë apo edhe një çantë ku mund ta mbani verën.
Prandaj më poshtë gjeni disa prej shpikjeve që do t’ua bëjnë jetën më të lehtë gjatë muajve të nxehtë të verës!
Kur të niseni për pushime, mos i harroni asesi!
Filxhan që mund ta mbani në xhep