Lajmet e fundit

Me disa metoda të pazakonta, për të promovuar inkubatorët një mjek nga New York-u shpëtonte jetën e bebeve të lindura para kohe.
Ky doktor ishte Martin Couney, e që shumë nga bebet që kishin lindur para kohe i janë mirënjohës doktor Couney që tashmë janë gjallë.
Martin, ishte doktori i cili ekspozonte një pavion me bebe të lindura para kohe, ku inkubatorët viheshin në pah përpara turmave në Atlantic City në Coney Island.
Aty gjatë ekspozimit, vihej re edhe mbishkrimi '' Jeta fillon në Inkubatorin e bebeve''.
Doktor Couney të gjithë prindërit të cilët ishin të dëshpëruar që të sillnin bebet e tyre të lindura para kohe, e që më pas të u siguronte kujdesin shëndetësorë për të vegjëlit prapa xhamit për vetëm një shum shumë të vogël paraje.
Dr. Couney që nga viti 1903 e deri në 1943, shpëtoi 7.500 nga të 8.500 bebet që kishin përjetuar pavionin e tij të ekspozimit në Atlantic City.
Mund të themi se ishte një spektakel shkruan Npr.org, transmeton Klan Kosova.
Këta inkubatorë u demonstruan në fillim të shekullit 20 që ishin enkas për fëmijët prematurë në panairet botërore.
E disa nga fëmijët që sot janë në të 90-at, duke rikujtuar të mirën që u solli Dr: Couney, nuk harruan edhe të tregoheshin shumë mirënjohës.
Dr. Couney ishte i njohur në atë kohë për faktin që i mbante bebet gjallë me inkubator.
Spitalet amerikane ishin të ngadalta në përdorimin e inkubatorëve.
Një arsye ishte se besohej që bebet prematurë ishin të dobëta nga natyra dhe, nëse jetonin, do t’ua transmetonin këtë difekt pasardhësve të tyre.
Dr. Couney e hapi ekspozitën e parë me bebe në Parkun Luna të Nju Jorkut në vitin 1903.
Në vitet 1930, ai i ekspozoi inkubatorët nëpër panairet botërore të New York-ut dhe Chicago-së, kjo punë vazhdoi deri në vitin 1943.
Beth Allen lindi në vitin 1941. Ajo tregon se e ëma në fillim refuzoi ta jepte beben për ekspozitë në inkubator, por më në fund pranoi.
“E gjithë kjo ishte diçka e mrekullueshme,” tha zonja Allen, e cila sot jeton në Hackensack të New Jersey.
Ndërkaq për të mbetur i paharruar, Dr: Martin Couney kishte vdekur në vitin 1950, pak kohë pasi shumë nga inkubatorët u vendosën në përdorim të gjerë pothuajse, përcjellë Klan Kosova.