Lajmet e fundit

Jennifer Hallinan e dite që i dashuri i saj prej kohësh, Hector DeLenon i kishte blerë një unazë fejese qysh në nëntor të vitit të kaluar. Ajo kishte pritur që ai t’ia bënte pyetjen gjatë Ditës së Falenderimeve por asgjë nuk kishte ndodhur, madje ai nuk i kishte propozuar martesë as për Krishtlindje e Vitin e Ri.
Ata udhëtuan në janar për në Islandë dhe ishte e bindur që atëherë do i kërkonte që të martohej me të, por ai ia humbi shpresat, transmeton Klan Kosova.
“Ai me shumë bindje më tha që të mos kem shpresë për shkak se e kishte harruar unazën në shtëpi. Por ne kaluam shumë bukur dhe u gëzuam me natyrën në Islandë”.
Ka fundi i udhëtimit, çifti vizitoi Jokulsarlon që është një luginë e akullnajtë në bregdetin jugor të Islandës, një vend piktoresk ku më në fund Hallianan mori propozimin që e priste shumë kohë.
Më poshtë mund t’i shikoni disa nga fotografitë të propozimit për martesë që DeLenon i bëri të dashurës së tij.