Lajmet e fundit

Homey, lepurushi britanik angorë, është ai i cili jeton së bashku me një çift në Illinois e që të gjithë hamendësohen posa e shohin.
E gjithë kjo në sajë të dashurisë së madhe që ai tregon ndaj betejave të vallëzimit, njofton Klan Kosova.
Lepurushi Homey, tashmë ka aarritur të bëjë për vete përdorues të shumtë të rrjeteve sociale të cilët tashmë kanë vëmendjen vetëm tek veprimet e tij.
E ky i fundit tepër i mençur po konsiderohet edhe nga njëri pronarë i tij Jane, ku cili tha për Huffington Post se është një nga lepurushët më të zgjuar që ka takuar ndonjëherë, njofton Klan Kosova.
Jane, është njohëse e mirë e kafshëve pasi ajo bart shumë prej tyre në shtëpi për më shumë se 10 vjet, madje për Homey tha se e trajnoi atë me puthje e ledhatime por që ai të fillonte e të bënte beteja vallëzimi nuk e priste asnjëherë.
Kur dikush vallëzon edhe ai do të vallëzojë apo anasjelltas!
https://www.instagram.com/p/BEAT6nZxQJ7/?taken-by=homey_the_bunny
https://www.instagram.com/p/BD6mSN_RQHD/?taken-by=homey_the_bunny
https://www.instagram.com/p/BEUDFQTRQKE/?taken-by=homey_the_bunny