Lajmet e fundit

Diego Simeone kishte thënë pas humbjes së Atletico Madridit nga Barcelona në vikend, se sikur Lionel Messi ta kishte të veshur fanellën e Atleticos, ata do të fitonin.
Megjithatë, argjentinasi e kishte veshur një herë fanellën e rivalëve lokalë të Real Madridit.
Ishte tetori i vitit 2009, në një ndeshje bamirësie në Rosario të Argjentinës, në stadiumin e Newell’s Old Boys, ku “pleshti” e kishte nisur karrierën e tij.
Messi kishte luajtur në ekipin e udhëhequr nga atëbotë kapiteni i Atletico Madridit, Maxi Rodriguez, dhe e kishte veshur fanellën e Atleticos në pjesën e parë.