16.04.2017 · përditësuar para 3376 dite1 min lexim
Ikona muzikore Billy Joel është bashkuar me fituesin e dyfishtë të çmimit Oskar, Kevin Spacey, për ta kënduar këngën e famshme "New York State of Mind".
Ata pushtuan skenën e Madison Square Guarden në koncertin mujor që Joel e zhvillon atje, transmeton Klan Kosova.
Në këngën e gjatë gjashtë minuta, Joel dhe Spacey këndonin vargjet e kësaj këngë herë njëri, e herë tjetri.
Por kjo s’është hera e parë që këta dy gjigantë performojnë së bashku. Edhe në nëntor të vitit 2014, kur Joel ishte nderuar me çmimin Gershwin Prize, Space e kishte luajtur këngën “Piano Man” bashkë me të.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.