Lajmet e fundit

Fotografja Helene Havard, ka realizuar një fotosesion të dasmave me anë të dronit.
Ajo fotografitë e ditës së dasmave po i realizon me dron dhe fotosesionin e saj e ka quajtur “Fotografitë e botës që fluturon”.
Havard tregon arsyen se pse ajo vendosi të bëjë fotografi nga lart, transmeton Klan Kosova.
“Të kem mundësi që të fluturojë nga disa vende dhe të shkrep bukurinë e tyre, shërben si një rrugë për të shprehur lirinë time”.
“Gjithmonë kam menduar se dita që martohesh është një moment unik dhe një moment që duhet t’i takojë vetëm dhëndrrit me nusen e kjo është pikërisht arsyeja se pse dëshiroja t’i fotografoja ata nga lart. Pra që të tregojë që ata janë së bashku dhe vetëm nga bota në të njëjtën kohë”, është shprehur Havard.
Për më shumë mund t’i shikoni fotografitë e realizuara nga Havard me anë të dronit.