Lajmet e fundit
Sulmuesi i Everton ka zbuluar respektin për ndihmësin e përzgjedhësit të Belgjikës, duke theksuar se mundohet të mësojë nga ish asi i Arsenal

Romelu Lukaku ka vënë në pah ndikimin e ndihmësit të përzgjedhësit të Belgjikës, Thierry Henry, duke thënë se po mëson shumë nga legjenda e Arsenal.
Lukaku shënoi në fitoren 4-0 të Belgjikës ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në kualifikimet për Kupën e Botës të premten.
Dhe asi i Everton ka treguar se ka respekt të madh për Henry, duke shtuar se është i lumtur që luan nën urdhrat e tij dhe të trajnerit Roberto Martinez.
“Nga Henry mësoj shumë. Ai është shumë direkt me mua”.