Lajmet e fundit

Në shekullin në të cilin jetojmë është pothuajse e pamundur ta shohim jetën pa teknologji.
Teknologjia ka hyrë në secilën shtëpi, kështu duke ndikuar shumë në mënyrën se si e shpenzojmë kohën, transmeton Klan Kosova.
Por si është jeta pa teknologji?
Pikërisht kjo pyetje e ka intriguar fotografen Izabela Urbanaik e cila ua ka ndaluar fëmijëve të saj të përdorin kompjuterin gjatë kohës së verës. Ajo bashkë me fëmijët kanë kaluar verën në një fshat në Poloni pa kompjuterë, PlayStation ose Internet. Në vend të këtye ata kanë kaluar kohë me njëri – tjetrin.
“Ndihem e lumtur që për pak kohë i kam parë fëmijët e mi duke e kaluar ditën sikur kur unë isha fëmijë”, ka thënë Urbanaik.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë të cilat ajo i ka realizuar fëmijëve të saj të cilët nuk kanë pasur internet.













