Lajmet e fundit

Sa e vështirë është të qëndrosh i mbyllur brenda hapësirave të mbyllura të Burgut të Sigurisë së Lartë, duke përjetuar të njëjtën rutinë çdo ditë për pjesën më të madhe të jetës?
Fazli Gashi, i dënuar për vrasje të rëndë me 29 vjet burgim, tregon se për të, ajo që e mban gjallë dhe i jep forcë për të përballuar çdo ditë është gruaja e tij, lidhja me familjen që mbetet dritarja e vetme e emocioneve jashtë mureve të burgut.
“Valla me të kallxu të drejtën, veç gruaja më mbanë gjallë mu. E kom marrë në qafë qatë gru. 3 vjet martesë, qe 20 në burg, si pe thirri në telefon, kur po ja ni zanin, pe shty me qata. Se ajo ka menoftë që e qon një jetë të mirë edhe unë kom menoftë qashtu, se s’jam kanë i krimit e i atyne, kom pas qef me ju largu të këqijave në TMK që jam kanë e kam lanë se thash t’i drejtohem jetës civile ma, me armë e me kësi mos me u marrë, po qe erdhën edhe erdh te problemi”, thotë Gashi.
“Se edhe këtu çka nuk ka, tu ecë qaty në korridor, ta kërset një boks. Se këta narkotikat i ka qitë droga, kta drogqa janë. Drogëqit çka ki me i bo, ka lu mendësh. Kancer i shtetit qita drogëqat janë, se nuk din, e kërcënon nanën e familjen e kur të vjen këtu kujton që edhe me ty qashtu. Vallain unë shtek që e bajë nuk e bajë. Po nashta s’muj as me i kallxu. Ma kërset, duhet me ja kërsitë edhe unë. Tani e ke shkelë renin. Pasha zotin për qesi reni nuk ni hiq unë, se skam ku shkoj ma, a din që thojnë në burg ma, ski ku shkon përtej burgu. Ja maa”, thotë Fazliu për emisionin MAT në Klan Kosova.
Lutfi Qosa, i burgosur për vrasje të rëndë në BSL, trego se të flesh për 10 vjet në shtratin e njëjtë dhe të jetosh në dhomën dhe hapësirën e njëjtë, duke bërë aktivitetet e njëjta, është e rëndë.
“Nuk është e lehtë, nuk është e lehtë, se këtë bisedë e kam pasë edhe me vëlla. Na ka nxon taksirati, tash kur e dimë se edhe dikujt i ka kanë keq edhe ne duhet me i shtrengu dhëmbët edhe me flejtë këtu, pse. Dikujt i ka kanë keq, tash kur i ka kanë dikujt keq edhe na duhet se atë pjesë të dhimbjes edhe unë e mbajë, por më ka nxan taksirati, më duhet me flejtë, më duhet me hangër, më duhet me pi, më duhet me nderu, me i respektu e edhe kjo kohë kalon, edhe kësaj pune i vjen fundi. Kështu që më vjen keq për rastin të cilin ka ndodhë, por ka ndodhë nuk muj me cbë, ka ndodhë”, u shpreh Qosa.
Në vijim, video e plotë: