14.02.2017 · përditësuar para 3428 dite1 min lexim
Jeremy Meeks, ishte i burgosuri më seksi në SHBA që u bë i famshëm në rrjete sociale përmes fotografisë së tij të bërë në polici në vitin 2014.
Ai menjëherë pas lirimit nga burgu, ka pasur kërkesa për tu bërë model, transmeton Klan Kosova.
I tillë është tani. Meeks më nuk do të ecë korridoreve të burgut të Kalifornisë, ku ndodhej para një viti, por në pistën e modës.
Bukuroshi ka qenë pjesë e revysë së modës së dizajnerit Philipp Plein në Javën e Modës në New York.
Ai kishte qëndruar në burg deri në mars të vitit 2015, për posedim të armëve pa leje.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.