Emri i saj është Belen dhe vjen nga Spanja. Ajo nuk e kishte paramenduar se me biçikletën e saj mund ta shkoj kudo.
“Mendoja se me biçikletë mund të shkoj deri tek dyqani më i afërt apo edhe deri tek miqtë e mijë”, tha ajo.
Ajo kurrë nuk kishe çikëluar më shumë se 30 km në ditë – por së bashku me mikun e saj vendosën që për katër muaj me biçikletat e tyre ta shëtitnin Norvegjinë.
Në kohë të mirë, e jo të mirë ata ishin në rrugë, gjumin e bënin në kamp dhe kjo jetë ju ofronte lumturi, transmeton Klan Kosova.
Kështu që mos hezitoni – bëjeni ëndrrën tuaj realitet.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.