Lajmet e fundit

Të parkosh veturën ashtu siç duhet shpesh herë është problem për dikë.
Por, edhe kur parkon në mënyrë të duhur, dikush tjetër e vështirëson daljen e juaj nga aty ku e keni lënë.
Një gjë e ngjashme ka ndodhur diku në Rusi.
Në një video që është postuar në liveleak shihet një njeri teksa mundohet që veturën ta nxjerrë nga parkingu, transmeton Klan Kosova.
E vështirë...pasi që dy vetura të tjera ia kanë komplikuar paksa punën.
Por, falë zotit në Rusi ka rënë borë goxha e madhe, e kjo gjë i lehtësoi një njeriu të panjohur ta nxjerrë veturën e tij, madje duke e shtyrë atë i vetëm.