Lajmet e fundit

T’ia gjejë vajzës mesazhet me të dashurin e t’i lexojë një nga një, mund të jetë makthi më i madh për një baba. E imagjinojeni kur reagimi i tyre incizohet në një video.
Revista Elite Daily, ka realizuar një video me një grup baballarësh që në duar mbajnë telefonat e vajzave të tyre dhe i lexojnë mesazhet që ato ua kanë dërguar të dashurve, transmeton Klan Kosova. Mund të thuhet se shumë prej baballarëve, u dëshpëruan shumë që vogëlushet e tyre s’janë më aq të vogla.
Njëra nga videot fillon me një baba dhe vajzën e tij, e cila përpiqet ta bindë se ajo nuk ishte asnjëherë shtatzënë, pasi që i ati i saj lexoi një mesazh që i kishte ardhur nga i dashuri ku shkruhej: “A e bëre atë test shtatzënie”?
Të gjithë baballarët shpreheshin në rregull me faktin se vajza e tyre ka një të dashur dhe thanë se ai djalosh u pëlqen. Mirëpo, ky mendim venitet shpejt më t’i lexuar mesazhet që ata ua kanë dërguar vajzave të tyre.
http://www.dailymotion.com/video/x3hcojd_dads-read-texts-their-daughters-sent-to-their-boyfriends_fun
http://www.dailymotion.com/video/x3hgjbz_dads-read-texts-their-daughters-sent-to-their-boyfriends-technically-speaking-elite-daily_webcam