Lajmet e fundit

Bisedat me Edi Hilën nuk ndryshojnë shumë nga ndjesitë që të lënë pikturat e tij. Grija e ftohtë që ka veshur lehtë tablotë e mëdha që gjenden në hapësirën e COD (Kryeministri) në ekspozitën që artisti hapi pak kohë më parë të quajtur “Vegime bulevardi”, duket sikur humbet në xhaketën e zezë që ka veshur këtë të diel. Ka një gjuhë tjetër brenda të zezës dhe Hilës shpesh i pëlqen të flasë përmes saj.
Në historinë e artit shqiptar të këtij gjysmëshekulli, Edi Hila është padyshim një nga personazhet më të rëndësishme. Me një histori të trishtë në raport me të shkuarën (ashtu si njolla e zezë që gjendet në pikturat e tij), ai arriti të ruante ekuilibrin e brendshëm në raport me artin, duke mos rënë në rrezikun që ranë pjesa më e madhe e artistëve pas viteve ’90.
Duke i besuar vështrimit, si një moment domethënës në punën krijuese, Hila vazhdoi të shndërronte në telajo imazhet që ngacmonin imagjinatën e tij. Ashtu si dikur ai vazhdoi të mos i largohej realitetit.
Ekspozita e fundit e tregon këtë. Përtej ndjeshmërisë artistike që të japin tablotë e ciklit “Vegime bulevardesh”, ato janë një akuzë sesi sistemi në këto dy dekada ka arritur të zhvendosë identitetin urbanistik të qytetit.
Janë dëshmia e një krize të gjatë historike, politike dhe shoqërore, ku jemi zhytur mes dy sistemesh. Në çdo imazh, që vjen përmes vegimesh, ti sheh një humbje, një shembje të një pjese dikur të rëndësishme të bulevardit, i cili e ka humbur simetrinë estetike.
Duke i vendosur objektet reale përballë atyre imagjinare dhe shpesh duke i ndërruar vendin, loja e Hilës është fatale për atë çfarë sjell realiteti, duke na dhënë një bulevard, i cili është goditur nga “modernizimi” në çdo kënd të rëndësishëm të tij, e duke humbur identitetin.
Në një hapësirë kaq të brishtë, ti mund të gjesh sot katër hotele.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.