Lajmet e fundit

Rrjetet sociale çdo ditë e më shumë po kanë ndikim në jetën reale.
Madje tani pothuajse është duke u zhdukur vija në mes të realitetit virtual dhe atij të jetës së përditshme. Njerëzit postojnë pothuajse për çdo detaj të jetës së tyre në këto rrjete duke e bërë jetën private çdo herë e më shumë publike, transmeton Klan Kosova.
Por çfarë do të ndodhte nëse aktivitetin që keni në rrjete sociale ta shpërfaqni në fytyrë?
Artisti John Vuvi i ka bërë vizatuar modelet e tij në fytyrë, ato çfarë ato kanë në rrjete sociale.
Pra numrin e postimeve, pëlqimet, komentet dhe aktivitet e tjera që bëjnë në rrjete sociale.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë se si do dukeshit sikur aktiviteti në rrjete sociale të ju shfaqej si tatuazh në fytyrë.

















