Tifozët "Kuq e zi" kanë marshuar drejt stadiumit "Air Albania".
Ata do ta përkrahin kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen kundër Çekisë, e cila llogaritet një nga ndeshjet vendimtare për kualifikim në kampionatin evropian.
Loja nis në ora 20:45, dhe kombëtarja shqiptare synon fitoren.
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në stadium nga numri i madh i tifozëve shqiptarë që kanë shkuar aty nga të gjitha trevat dhe diaspora.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.