Lajmet e fundit

ValueMyCV, i ofruar nga makineria e kërkimit të punës "Adzuna", i lexon kualifikimet nga CV-ja juaj dhe vlerëson se sa do të duhej ta kishit pagën.
Përdoruesit lehtësisht e ngarkojnë CV-në në formatin PDF dhe procesi zgjat më pak se gjysmë minuti.
Ky aplikacion është pa pagesë dhe gjithashtu ofron edhe këshilla se si ta plotësoni një CV, duke i vënë në pah aftësitë e duhura që do të ndikonin në rritjen e pagës.