Lajmet e fundit

Në momentin që një femër zbulon se është shtatzënë, është e natyrshme të dijë gjininë e foshnjes.
Fatmirësisht në shoqërinë e sotme teknologjia dhe mjekësia ecin paralelisht dhe seksi i foshnjes mund të zbulohet fare lehtë.
Por a keni menduar ndonëjherë sa e vështirë ka qenë për gjyshet tona ?
Sidmos në një shoqëri patriarkale si kjo e jona, ku lindja e djali shihet si mënyra e vetme e përçimit të trashëgimisë dhe mbiemrit.
Mund të kenë munguar ekzaminimet mjekësore, por gjyshet kishin bestytnitë e tyre të cilat tregonin nëse prisje djalë apo vajzë.
Njihuni me disa truke të pabesueshme që mund të tingëllojnë qesharake në 2017-ën.
Soda e bukës: Ky është testi më i pabesueshëm që mund t’ua marrë mendja. Femrat e askohe shtonin dy lugë sodë buke në një gotë dhe disa ml urinë. Nëse kishte reaksion , atëherë ajo priste vajzë. Kurse kur krijohej thjesht shkumë, bëhej me djalë.
Testi i unazës: Vareni unazën rrth të martesës në një fije peri dhe tundeni mbi bark. Nëse unaza bën lëvizje rrumbullake është vajzë, nëse lëviz para-mbrapa është djalë.
Të vjellat e mëngjesit: Nëse një femër shtatzënë ka shumë të vjella në mëgjes atehërë ajo pret një vajzë. Kurse mungesa e të vjellave është shenjë e djemve.
Shkëlqimi i lëkurës: Nëse lëkura ju shkëlqen dhe ju bie nuri, po prisni një djalë. Thuhet se vajzat ‘’u vjedhin’’ bukurinë mamasë sepse shkaktojnë flokë të dobët dhe lëkurë jo të shëndetshme.
Ushqimi: Nëse ju pëlqen të hani të ëmbla atëhërë është vajzë. Nëse konsumoni vetëm të kripura, sidomos turshitë e mamasë njam njam, prisni djalë.
Hudhra : Populli thotë që kush ha hudhra, i vjen era. Por sipas bestytnive të gjysheve tona një grua shtatzënë me djalë kundërmon era hudhër. Kurse në rastin e vajzave aroma e keqe zhduket si me magji.
Forma e barkut: Nëse barku i nënëse së re është i ulët dhe i dalë përpara, atëherë është djalë. Kurse barku i gjerë dhe i ngritur lart është shenjë e ardhjes në jetë të një princeshe, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.