Kupolat e hamamit të Mitrovicës, janë dëmtuar shumë nga hajdutët që po i vjedhin mbështjellësit e tyre që janë të përbërë nga plumbi.
Sipas pronarit të këtij hamami, Afrim Berisha, hajnat nuk po e dinë aspak vlerën e këtij objekti të trashëgimisë kulturore, prandaj po e vjedhin tash e 6 herë materialin e saj dhe po e shesin për skrap.
Ky thotë se askush nga institucionet nuk po i del në ndihmë. Berisha thotë se askush nga institucionet nuk po i del në ndihmë.
Ndërsa, në anën tjetër policia e pranon se është e njoftuar me këtë rast tash e disa kohë.
Ndërkaq Rrezarta Loxha nga qendra rajonale e trashëgimisë ka thënë për Klan Kosova se pronari i Hamamit dhe shfrytëzuesit e saj duhet të kujdesen për fizikun e hamamit, pasi janë ata që menaxhojnë me të.
Kurse burime brenda policisë i thanë Klanit se dyshimet janë të mëdha që Berisha vetë po e dëmton hamamin për të marrë donacione.
Por këtë e mohoi Berisha. Ai tha se ka pas disa herë mundësi që të përfitojë donacione të ndryshme për investime në hamam, por institucionet ia kanë pamundësuar një gjë të tillë.
Kronikë nga Arbresha Fazliu.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.