Lajmet e fundit
Gjiganti katalunas e ka fituar Kupën e Mbretit për të tretin vit me radhë, dhe të fundit nën udhëheqjen e strategut Luis Enrique

Barcelona e ka fituar për të tretin vit radhazi Kupën e Mbretit, pasi ka mposhtur Alaves me rezultat 3:1.
Leo Messi (30’), Neymar (45’) dhe Alcacer (45+3) shënuan për Barcelonën, derisa golin e vetëm për Alavesin e shënoi mbrojtësi, Theo Hernandez (33’).
Kjo ishte ndeshja e fundit e Luis Enrique si trajner i Barcelonës, pas tre vjet në krye të stolit të katalunasve.