Prishtina - Ballkani dhe Drita - Llapi janë dy ndeshjet kryesore të 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Të katër këto skuadra e kanë fituar së paku një herë trofeun e këtij kompeticioni, raporton Klankosova.tv.
Ndërsa Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do ta ketë përballë Dinamon, teksa Drenica sfidon Ferizajn.
Dukagjini ballafaqohet me Prishtinën e Re, Vushtrria ndeshet me Vëllaznimin dhe Trepça 89 pret Malishevën.
Shorti është hedhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.