Lajmet e fundit

"Ditën e djeshme, ajo çka pamë dy ditë më parë ku u eliminua Gjermania dhe Holanda, ditën e djeshme na karikoi se mund të kemi surpriza të tjera, por nuk ndodhi kjo gjë. Norvegjia arriti të kualifikohej edhe pse jo pa vështirësi, Franca po ashtu 3-0, jo vetëm shifrat por edhe mënyra se si luajtën dje, dominuan totalisht. Franca veçse vijoi në rrugën që ne e kemi projektuar për ta që është ndalesa e fundit finalja. Ndërsa Meksika mund ta quajë një vijimësi të një forme shumë të mirë që po zhvillojnë dhe si tifoz i Portugalisë jam i lumtur që Meksika kaloi më tej pasi vazhdojë t'i besojë pak parashikimit të Simpsonsave që finalja mund të jetë Meksikë-Portugali", tha ai.