Fenomeni i punës së fëmijëve ekziston në tërë botën.
Punësimi i fëmijëve qoftë punë fizike, e paguar ose jo, fëmijë të vegjël apo adoleshentë, mund të ndikojë negativisht në mirëqenien fizike, mendore, shoqërore dhe në zhvillimin e tyre edukativ.
Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, ka për qëllim të rrisë vetëdijesimin ndaj këtij fenomeni global dhe të nxitë vendimmarrje në të mirë të të drejtave të fëmijëve.
Pothuajse një në dhjetë fëmijë në të gjithë botën janë të punësuar.
Për ndërgjegjësimin ndaj kësaj dukurie, nxënës të klasës së pestë nga shkolla fillore ''Ismail Qemali'', me në krye mësuesen Mrika Kllokoqi, kanë realizuar një aktivitet senzibilizuese kundër punësimit të fëmijëve.
''Fëmijët janë të bindur që nëse bëhemi të gjithë së bashku, zëri i tyre mund të dëgjohet'', u shpreh Kllokoqi për Klan Kosovën.
Ajo madje shtoi që kjo iniciativë është bërë me qëllim të përfaqësimit të të drejtave të fëmijëve, dhe shton se video është mirëpritur mjaft mirë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.