Lajmet e fundit

Finlanda do të rifillojë financimin e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë - UNRWA.
"Përmirësimi i menaxhimit të rrezikut nga UNRWA, që do të thotë parandalimi dhe fillimi i monitorimit të ngushtë për sjellje të pahijshme, na ofron garanci të mjaftueshme në këtë pikë për të vazhduar mbështetjen tonë", tha Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit Ville Tavio.
Disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, ndërprenë fondet e tyre për UNRWA pas akuzave nga Izraeli se pjesëtar të agjencisë në Gaza morën pjesë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit në Izrael, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.