Kandidatja për deputete e AAK-së, Diellza Kukaj, ka thënë se programi qeverisës i koalicionit të udhëhequr nga kjo parti është hartuar tash e dy vite.
Kukaj tha se më shumë janë fokusuar te pjesa e ofrimit të programeve të reja arsimore, që iu krijon mundësi që të rinjtë të kenë ndërlidhje me tregun e punës.
“Mandej, ideja e start-up, bizneseve të reja. Gjithmonë e dimë që problemi më i madh është me fillimet e reja të bizneseve. Për start-up është një fond prej 10 milionë eurove dhe i dedikohet start-upeve për bizneset e reja, edhe për gratë dhe të rinjtë”.
“Kemi të rinj në listë, i kemi më shumë se 14 të rinj nën moshën 30-vjeçare që janë pjesë e listës dhe ky është një indikator i rëndësishëm për atë se sa rinia mund të jetë e përfaqësuar”, tha ajo në Rubikon në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=lE3a7xdtpfM
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.