Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka uruar Kosovën për sigurimin e dy medaljeve në Lojërat Olimpime "Paris 2024", në sportin e xhudos.
Në rrjetin social Facebook, ai ka shpërndarë një fotografi ku janë të pranishme edhe dy xhudistet e Kosovës, Laura Kryeziu, e cila sot e mori të bronztën dhe Distria Krasniqi, e cila mori medaljen e argjendtë.
"Medalja numër pesë Olimpike! Kosova ime gëzuar. Populli im shqiptar, urime e gëzuar", ka thënë Kuka. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.