Lajmet e fundit

Biletën për çerekfinale e ka edhe xhudisti tjetër kosovar, Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.
Zekaj kaloi pa luftë në raundin e parë, kurse në të dytin mposhti xhudistin gjerman, Daniel Herbst.
Në çerekfinale, Zekaj do të përballet me italianin, Enrico Bergamelli.
Në anën tjetër, xhudisti kosovar, Arbër Kullashi është eliminuar qysh në luftën e parë në kategorinë deri në 81 kilogramë.
Ai kaloi pa garuar raundin e parë dhe u mposht në të dytin nga xhudisti azer, Magerram Imamverdiev.