Lajmet e fundit

Ardian Kozniku dhe Kujtim Shala janë dy kosovarë që kanë lënë gjurmë në futbollin kroat. Të dy kanë luajtur për përfaqësuesen e Kroacisë.
I dyti para përballjes mes Kosovës dhe Kroacisë ka thënë se nuk ka interesim për ta përë ndeshjen, ndaj sipas të gjitha gjasave do të përcjellë vetëm rezultatin.
Ai ka deklaruar se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka rrethuar veten me njerëz që nuk kanë lidhje me futbollin. Sipas Shalës ata kanë krijuar një qark të tyrin, duke zgjedhur njëri-tjetrin në pozita, janë të vetmjaftueshëm dhe rrezikojnë ta cojnë futbollin kosovar në drejtimin e gabuar, transmeton Klan Kosova.
“Unë nuk i përkas kësaj shoqërie. Kosova do të jetë gjithmonë në zemrën time, por njerëzit e federatës janë të padrejtë”, ka shtuar ai.
Shala është shprehur i zhgënjyer me mosmarrjen e një ftese nga kroatët për të parë ndeshjen, por jo nga kosovarët. Shala ka thënë se këtë gjë do të duhej ta bënin sepse ai ka pasaportë kroatë, është krenar me paraqitjet e tij për Kroacinë dhe ka bërë dicka për atë shtet.
Sa i përket tifozllëkut, ish përfaqësuesi i Kroacisë ka deklaruar se do të jetë neutral, pasi i do të dy vendet, transmeton Klan Kosova.
I pyetur për rezultatin e ndeshjeve të radhës, Shala u shpreh: “Ne duhet të mos i kemi problem këto ndeshje, megjithatë. Nuk ka arsyetime. Ndaj Kosovës dhe Finlandës duhen marrë gjashtë pikë”.