Thotë që projekti i ri i Gjilanit nuk është modern e mbase edhe më i keq sesa ishte planifikuar më 2017.
Opozita e Alban Hysenit në Gjilan po e akuzon këtë të fundit se bëri dallavere në procesin e tenderimit të stadiumit andaj edhe ia mori ministria këtë përgjegjësi nga duart.
Riad Rashiti nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan thotë që ishin kundër shkëputjes së kontratës kur iu bë kompanisë së atëhershme që po kryente punimet,ngase e dinte se do vinte koha e kur projekti do prolongohej.Projekti thotë nuk plotëson kushtet e shtëpisë së futbollit evropian UEFA, e poashtu edhe klubet kanë dhënë vërejtjet e veta.
Rashti thotë që si opozitë kanë evidentuar shkeljet që i bëri kryetari në maj të 2024-tës kur publikoj tenderin 14 milionësh ngase shton që beri dallavere në tender duke shkelur ligjin e prokurimit.
Opozita shton që mos përputhja e tenderit të ministrisë në vlerë 12 milionësh dhe të komunës një vitë më parë 2 milion më të lartë, tregon se Hyseni kishte plan të ia falte një kompanie 2 milion euro.
Jo vetëm stadiumi i qytetit ka histori të errët të vonesave të shumta në punime, edhe projektet tjera si autostrada e palestra qytetit janë në situatë të njëjtë për shkak se pushteti po dëshiron të plotësoj interesat e tyre personale.
Stadiumi tani sipas tij është edhe më i vogël ngase Hyseni e bëri ia uli numrin e ulëseve, e poashtu nuk e meriton Gjilani një të tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=Cq9c3Fy5z5s
●●●
HASHKRIMI NGA
herolind ademi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.