Lajmet e fundit
Me shumë informacione për kujdesin e luleve tuaja që keni në shtëpi, ju prapë ndiheni të shqetësuar se mos diçka do të ndikojë negativisht në rritjen e këtyre bimëve të magjishme.

Të mbani kujdes mos dëmtoni kërcellin, në këtë rast do të dëmtonit rrugët nëpër të cilat përthithet uji. Në mungesë të ujit, bima do të thahej duke krijuar edhe vatra bakteresh.
Zakonisht janë disa truke si vendosja e monedhave të bakrit, aspirina, limonada të cilat praktikohen në shtëpi për të ruajtur sa më gjatë lulet që mbahen në vazo, por ato sigurisht që nuk i ushqejnë lulet.
Nëse nuk i dini veçoritë e luleve mos i përzieni ato me njëra tjetrën, sepse disa prej tyre në rastet e prerjes së kërcellit lëshojnë lëndën latex e cila dëmton lulet dhe bimët e ndjeshme.
Kujdesuni për gjethet, gjatë periudhës së nxehtë, bimët kërkojnë që herë pas here të spërkaten me ujë të vakët, më këtë rast duhet pasur kujdes që të mos përfshihen lulet,largoni lulet e vyshkura, jo vetëm për faktin se nuk duken bukur por se në atë mënyre nxitet formimi i luleve të reja, largoni ujin që mblidhet në pjatën e saksisë gjithmonë një orë pas ujitjes.