Lajmet e fundit

Ndërsa të burgosurit hanë mëngjesin në qelitë e tyre të Burgut të Sigurisë së Lartë, nëpër reparte kalon infermieri, i cili shpërndan terapinë për secilin, sipas përshkrimit të mjekut pas vizitave specialistike.
Në rast nevoje, ai kryen edhe kontrolle shtesë tek ata që raportojnë shqetësime shëndetësore.
Megjithatë, shumë të burgosur shprehen se kontrollet mjekësore nuk kryhen rregullisht, duke ngritur kështu shqetësime për kujdesin shëndetësor brenda institucionit, raporton emisioni MAT në Klan Kosova.
“Pos mozallah kur të ligesh fortë që që...se s’vjen kurrkush këtu”, thotë një i burgosur.
Pyetje: Për shembull ju sa herë keni pasë nevojë, a të kanë ardhë?
I burgosuri: Unë përditë, pos me intervencë, tu u thanë shefave, këqyr se puna është qashtu qashtu se nuk ta rrasin. Jo pasha Zotin. Në çfarë gjendje jam kanë Zoti kurrkujt mos ja qoftë.
Pyetje: Nga çka po ankon?
I burgosuri: Prej ujit, prej prostate. Gjithë natën e lume tu nejtë, kurrë pa hangër, kurrë pa pi, kurrë pa flejtë, kom shku si njeri pesë herë jam lajmëru, kurrgjë. Ma mirë mos me folë hiq, veç pasha zotin mirë jo.
Pyetje: A ki një gotë ujë me marrë këtë?
I burgosuri: Po, qe ujin ku e kom qe.
Pyetje: Qita a e ke përdorë?
I burgosuri: Kurrë.
Ndiqeni më poshtë videon e plotë: