Lajmet e fundit

"Rrezatimi ultraviolet është i pranishëm gjatë gjithë vitit. SPF duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme dhe të riaplikohet çdo dy orë gjatë ekspozimit në diell, veçanërisht pas notit ose djersitjes", shpjegon ajo.Një tjetër keqkuptim lidhet me idenë se personat me lëkurë më të errët nuk kanë nevojë për mbrojtje nga dielli. Në fakt, melanina ofron vetëm një mbrojtje të kufizuar dhe nuk e zëvendëson përdorimin e produkteve me SPF. Dermatologia thekson gjithashtu se nuk ekziston "nxirje e shëndetshme", pasi nxirja është shenjë e dëmtimit të lëkurës nga rrezatimi ultraviolet. Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje edhe më të madhe Lëkura e fëmijëve është më e hollë dhe më e ndjeshme ndaj rrezeve UV. Për këtë arsye rekomandohen kremra të testuar dermatologjikisht, me filtra fizikë, si dhe shmangia e ekspozimit në orët me rrezatim maksimal. Kur duhet të kërkojmë ndihmën e dermatologut? Ndryshimet në nishane, gjakosja, ndryshimi i ngjyrës ose i formës së tyre nuk duhet të neglizhohen. Kontrolli dermatologjik dhe dermatoskopia janë thelbësore për diagnostikimin e hershëm të lezioneve të dyshimta. Tre këshillat kryesore për një verë të sigurt: -Përdorni çdo ditë krem mbrojtës me SPF. -Shmangni ekspozimin në orët me rrezatim maksimal. -Kryeni kontroll periodik të lëkurës dhe nishaneve te dermatologu./A2Cnn