Nëse e keni marrë versionin më të ri të Google Chrome, me siguri se e keni hasur në shenjën ''Not secure'' e cila gjendet në fillim të shiritit të adresave.
''Not secure'' tregon se ueb-sajti që e keni vizituar nuk ka ''HTTPS'' të lejuar, njofton Klan Kosova.
Kjo do të thotë se hakerët mund të kenë çasje në të dhënat tuaja, siç janë passëordi, kodi i kartelës së kreditit etj., dhe madje mund të japin komanda në emër tuajin.
Sajti ''HTTPS'' i kodon të dhënat tuaja që transmetohen në mes pajisjes tuaj dhe serverëve, kështu që ju jeni të mbrojtur nga sulmet kibernetike.
Google ka vërejtur se 83 nga 100 ueb-sajtet më të mëdha tani përdorin ''HTTPS'' të lejuar, statistikë kjo e kënaqshme.
Nëse e vëreni shenjën ''Not secure'', keni kujdes të mos jepni të dhëna personale në atë ueb-sajt, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.