Lajmet e fundit

Të gjithë e dimë që miqtë të cilët janë në një lidhje romantike i qëndrojnë pranë shoqeve apo shokëve të tyre beqarë.
Por ndonjëherë disa gjëra që ata i thonë mund të mos jenë të dobishme – madje mund t’i lendojnë ato.
Ja cilat janë disa nga gjërat që nuk duhet t'ja thoni miqve tuaj beqarë, sipas një artikulli të botuar në Independent nga Lisa Bonos:
1-Akoma beqar/e je?
2- Hajde dalim javës tjetër. Bashkëshorti im është jashtë qytetit.
3-Duhet të dalim! I dashuri / e dashura/ burri/ gruaja ka një shok në zonën tënde kështu që do jemi afër.
4- Më fal që nuk të ftuam në (një event i caktuar). Të pranishmit ishin vetëm çift. Nuk donim që t’i të ndjeheshe keq.
5-Je kaq i/e mirë. Nuk e kuptoj si je beqar/e
6-A e ke provuar aplikacionin e ri për të gjetur të dashur? Shoku/ Shoqja ime e gjeti aty
7- “E di cili është problem yt…”
8- Do e gjesh dashurinë kur të mos e kërkosh më, ose kur nuk e pret
9-Duhet të duash veten në fillim
10-Sikur të kisha dikë me të cilin mund të të lidhja
11-Jam kaq xheloz/e që je beqar/e. Mund t’i bësh planet vetëm, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.