Lajmet e fundit

Duhet të dini: të brendshmet nuk nënkuptojnë vetëm brekët klasike të gjysheve apo g-string. Në vend të kësaj, ka të brendshme për çdo stil dhe të të gjitha formave, madhësive dhe nevojave.
Pra, cilat janë gabimet e zakonshme të të brendshmeve që jeni duke i bërë dhe si ti rregulloni ato?
Të brendshme me përmasa të gabuara
Nëse të brendshmet tuaja janë të shtrënguara apo e keni ndjesinë se po ju prejnë në kofshët tuaja, ka gjasa që këto brekë të jenë të përmasave të gabuara dhe jo të përshtatshme për ju. Provoni brekë më të lira për ndryshim që nuk ju shtrëngojnë.
Pastrimi jo i duhur i tyre
Brekët tuaja prej pambuku dhe shorcet e shkurtra prej mëndafshi nuk kërkojnë të njejtin lloj të larjes. Përderisa ato prej pambuku mund ti hidhni në lavatriçe, këto të mëndafshit kërkojnë larje të butë me dorë dhe sapunë mënyrë që mos të dëmtohet materiali i ndjeshëm i të brendshmeve.
Formimi i vijave nga brekët
Në mënyrë që të parandaloni formimin e vijave si rezultat i brekëve, provoni brekë të llojit ‘boyshort’ që të ndiheni rahat në të pasmet tuaja. nëse edhe këto nuk ju përshtaten, ju gjithnjë mund të provoni brekët klasike G-string (tanga).
Fokusimi në madhësi
Nëse të brendshmet tuaja janë shumë të ngushta dhe ju shtrëngojnë lëkurën, edhepse e dini se është madhësia juaj ideale, mos ngurroni të rritni për një numër, provoni madhësi më të madhe që të keni rehatinë tuaj.
Të mos i hidhni të brendshmet
Ju mund t’i adhuroni të brendshmet tuaja, por e vërteta është se ato nuk mund të zgjasin përgjithmonë. Sigurisht, ato ndoshta nuk kanë vrima apo s’janë të shqyera, por materiali fillon të hollohet me kohë. Ndërroni të brendshmet rregullisht dhe mos i mbani për gjatë kohë.