Lajmet e fundit

Të kesh një shoqe “mama” është sa e këndshme po aq dhe e “vështirë”.
Duhet të gjeni kohën e përshtatshme për t’u takuar, gjë e cila kushtëzohet gjithnjë nga fëmija, duhet të dilni në vende të përshtatshme për fëmijë dhe sa e sa gjëra të tjera që si fillim duhet menduar për vogëlushin.
Më poshtë do të lexoni pesë fraza, që ndoshta ia keni thënë si pa të keqe shoqes suaj, por kurrë nuk duhet t’ia thoni një mamaje.
Unë e di saktësisht se çfarë do të thotë kjo ndjenjë, unë kam një qenush
Mos e bëni këtë gabim. Nuk mund të krahasoni një fëmijë me një qen a mace.
Sa e lodhur jam.
Mos ia thoni një mamaje këtë. Sa herë zgjoheni brenda një nate nga të qarat e bebit?
Jam aq e zënë, nuk kam kohë të lirë.
Prisni deri sa të bëheni me fëmijë. Pastaj do të shihni sa kohë të lirë keni patur.
Uhh sa gjëra kam bërë.
Asgjë s’keni bërë!! Vetëm gjërat tuaja. Mendoni sikur të shkoni në ditëlindjen e shokut të djalit, të shkonit në kopësht a çerdhe për ndonjë festë, organizime të ndryshme për fëmije, shfaqje teatrale etj.. Të gjitha pas një pune me orar të plotë.
Kur unë të kem fëmijë nuk do ta le kurrë të …
Të hajë patatina, të shikojë televizor të rrijë në dysheme pa shapka etj etj.. Në teori jemi të gjithë prindër shembullorë, por kur të keni fëmijë do e shihni sa e vështirë do të jetë mos t’i jepni një akullore kur ai t’ju lutet, shkruan living.