Lajmet e fundit

Çdoherë kur dëgjojmë për fjalën "kufijtë shtetërorë", zakonisht na shkon mendja tek roje të armatosur deri në dhëmbë, qentë e trajnuar mirë, tela me gjemba dhe kontrolle strikte të pasaportave.
Por, nuk është gjithmonë kështu! Siç duket kufijtë në mes të disa shteteve janë thjesht vetëm disa vija simbolike, të cilët kalojnë nëpër trotuar, transmeton Klan Kosova.
Kjo pjerrësi është kufiri në mes të Norvegjisë dhe Suedisë
Poloni - Ukrainë
Peshku gjigant që kalon në mes të Polonisë dhe Ukrainës simbolizon kufirin kombëtar në mes të këyre dy vendeve. Kreator është artisti polak Jaroslaë Koziara
Suedi - Finlandë
Në kufirin në mes të këtyre dy vendeve ju madje edh mund të luani golf.
Argjentina - Brazili - Paraguaji
Argjentina - në të majtë, Brazili - në të djathtë, Paraguaji - në mes
Brazili - Uruguaji
Kufiri në mes të këtyre dy shteteve kalon në për trotuar. Brazili në të majtë, Uruguaji në të djathtë.
Kanadaja - Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kufiri në mes të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara kalon përmes vendit të quajtur Derby Line - nëpërmjet ndërtesave.
Belgjikë - Holandë
Mund të hyni në kafene në Holandë dhe të dilni nga ajo në Belgjikë.
Nepal - Kinë
Kufiri në mes të Nepalit dhe Kinës kalon direkt mbi malin Everest.
Gjermani - Holandë
Kufiri në mes të Gjermanisë dhe Holandës është shënuar me një shirit metalik në qendër të qendrën e biznesit Eurode. Edhe pse kutitë postare janë në të dyja anët e kufirit, letrat mbërrijnë tëk marrësit e tyre vetëm pas një jave.
Rusia - Shtetet e Bashkuara
Ky është ishulli në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ishulli është vetëm 35 km larg nga Chukotka dhe Alaska. Pavarësisht kësaj, diferenca në kohë është 21 orë.
Kina - Mongolia
Nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme në kufirin në mes të Kinës dhe Mongolisë. Vetëm dy dinosaurë duke u puthur.