Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, nesër do ta zhvillojë ndeshjen kthyese të fazës së dytë të kualifikimeve në UEFA Champions League kundër klubit danez, Kopenhagen.
Loja do të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin "Fadil Vokrri" me fillim nga ora 20:00.
Në ndeshjen e parë, skuadra e drejtuar nga Zekirja Ramadani, u mposht si mysafire me rezultat 2:0, falë dy penalltive që u akorduan në favor të vendasve.
Tani ekipi nga Gjilani, do të kërkojë 'hakmarrjen', për të fituar dhe për të ecur tutje në fazën e tretë kualifikuese të garës më të rëndësishme në futbollin evropian për klube.
Mbetet të shihet nëse kampionët e Kosovës do të arrijnë ta kapërcejnë sfidën e quajtur Kopenhagen, transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.