Rreth 43 mijë udhëtarë kalojnë në aeroportin JFK të New York-ut për çdo ditë, që e bën atë aeroportin më të zënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetëm në terminalin e katërt thuhet të kalojnë gati një mijë çanta në orë, dhe në ato çanta ka shumë gjëra, shumica prej të cilave nuk lejohen të hyjnë në këtë shtet, përfshirë këtu edhe 54 kilogramë ushqim, shkruan Business Insider.
Pas sulmeve të 11 Shtatorit, rregullat nëpër aeroportet amerikane ishin bërë shumë më rigoroze sa I përket mbrojtjes së vendit nga njerëz të rrezikshëm, si dhe nga drogat dhe ushqimet e dëmshme po ashtu, andaj ishte formuar Mbrojtja e Doganës dhe Kufirit të Amerikës.
Në të bëjnë pjesë oficerë policorë por edhe specialistë të agrikulturës që kanë për detyrë t'i gjejnë dhe shkatërrojnë gjërat ilegale në çantat e udhëtarëve.
Për shembull, drogën e gjejnë kryesisht falë qenëve të cilët janë shumë efikas pasi që vlerësohet ta kenë nuhatjen 100 herë më të fortë se sa njerëzit. Qentë kur gjejnë dicka janë të stërvitur që të mos bëjnë zhurmë, por ta japin një "reagim pasiv" duke u ulur - dhe kur kanë të dretjë, shpërblehen. Këto droga ata i konfiskojnë dhe pastaj i djegin nëpër shkrumbore.
Mirëpo, gjërat që zakonisht konfiskohen më së shpeshti janë pikërisht ushqimet, madje dënimi fillestar për të shkon në një mijë dollarë.
Agjentët i konfiskojnë këto ushqime për ta mbrojtur agrikulturën amerikane nga ndonjë sëmundje e huaj apo insekte dëmtuese që mund t'i prekin të korrat dhe bagëtinë. Ata e mbrojnë vendin nga ajo që e quajnë bioterrorizëm, ku dikush qëllimisht mund të fusë diçka të tillë për ta dëmtuar Amerikën në këtë aspekt.
Edhe këtu iu hyjnë në punë qentë, më saktësisht raca Beagle, që po ashtu janë të trajnuar në reagim pasiv. Ata i nuhasin çantat, dhe njëherë startojnë me pesë aroma duke përparuar më vonë deri në 150 sosh. Kanë një shkallë 90 të saktësisë në nuhatje.
Ushqimet e konfiskuara i dërgojnë në një dhomë dhe i vendosin në një makinë grirëse. Nëse gjejnë ndonjë insekt të tillë, atëherë e dërgojnë në laborator për hetime të mëtutjeshme.
https://www.facebook.com/businessinsider/videos/362360587788162/
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.