Ish-konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Labinot Haxhiu ka qenë i ftuar në emisionin “Sol” në Klan Kosova.
Rikthimi i tij në Kosovë, ishte tema që ai foli përgjatë intervistës, për çka tha se kjo ka qenë gjithmonë synim i tij, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, Labi thotë se jeta në Kosovë është shumë dinamike, por, siç thotë vetë ai, ‘stresi’ i punës në Kosovë i pëlqen shumë.
“Kosova është vend i mundësive, dhe ke mundësi shumë të mira nëse dëshiron me punu”, u shpreh ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.