Rikthimi i mundshëm i presidentes aktuale Vjosa Osmani, në Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte një nga temat që u diskutua sonte në Rubikon me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Ky u shpreh i qartë se Osmani e ka vendin e vet të padiskutueshëm.
"Kur them që na duhen institucionalistët, të djathtit, pro perëndimorët, të diturit dhe të mençurit e këtij vendi, padyshim që Vjosa është pjesë thelbësore dhe shumë e rëndësishme projektimi dhe jo vetëm", deklaroi Abdixhiku në Klan Kosova.
Pos, kësaj ai la të kuptohet se derën e hapur në LDK e kanë krejt ata që janë të pakënaqur me gjendjen aktuale të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=hMkNug9xnAQ
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.