Lajmet e fundit

Zinedine Zidane e ka përshëndetur rikthimin e Christiano Ronaldo’s në Real Madrid, pasi ai u kthye me një paraqitje të mrekullueshme duke shënuar edhe gol kundër Osasuna’s, në ndeshjen që përfundoi me epërsi 5-1 për Real’in.
Ronaldo nuk ka luajtur për ekipin pasi kishte pësuar një lëndim serioz në gju në finalen e Kampionatit Europian në Francë.
“Shpresoj që ai të shënojë shumë gola. Ai po i thyen të gjitha rekordet një nga një dhe jam i sigurt se do ta arrijë golin e 100-të në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Zidane.
“Ai e ka atë prekjen magjike në rastet e mëdha. Gjithmonë krijon situata të rrezikshme dhe është mirë që e shënoi golin”.
“Gjithmonë e dua Ronaldon me mua në ndeshje”, ka thënë Zidane, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.