Lajmet e fundit

Në emisionin “Kosova Today”, Mujku tha se gjatë seancave të 9 dhe 10 shkurtit u pa një devijim i qartë nga akti akuzues.
“Procesi i fundit, dy javët e fundit, kanë qenë një kthim i gjithë procesit në fakt, sepse ajo që kemi dëgjuar nga prokuroria gjatë të hënës dhe të martës, më 9 dhe 10 shkurt, në fakt ka qenë kthim mbrapa. Dukej sikur nuk po e dëgjonim prokurorinë e njëjtë të flasë për akuzat e njëjta që është përpjekur t’i provojë gjatë këtyre viteve, që nga 3 prilli i vitit 2023, kur ka nisur ky proces gjyqësor dhe kur ka qenë fjala hyrëse e Alex Whiting dhe zëvendësonte Jack Smith që kishte ngritur këtë akt akuzues, dhe këto dhjetë akuza kundër katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por që kishte dhënë dorëheqje rreth pesë muaj para se të nisë procesi gjyqësor. Mujku njëherësh, tha se është vërejtur një qasje nga ana e Prokurorisë të nxjerrë nga dëshmitarët prova që të mbështesin akuzat. “Ndërkaq, tash kemi parë krejt diçka tjetër nga prokuroria e specializuar, një devijim total nga vet akti akuzues dhe nga ajo vet përpjekja për të nxjerrë nga dëshmitarët e tyre dhe për të mbrojtur atë vërtetimin e akuzave që i kemi parë deri tash”, tha gazetarja Mujku. https://youtu.be/EQQkZm1hCjg