Lajmet e fundit

Pas festave ndodh rëndom që organizmi ynë të shtojë dy ose tre kilogramë. Por çdokush do të donte të reduktonte disa të tillë pikërisht për festat e fundvitit.
Cilat dieta do t’ju ndihmonin për t’u dukur në formë të shkëlqyer? Ja disa të lehta e të shpejta
Produktet e qumështit ndihmojnë jo vetëm për të marrë energjinë e duhur, por veçanërisht në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Dieta e qumështit nuk duhet aplikuar nga ata persona të cilët vuajnë nga alergjia e albuminës.
Përveç kësaj, qumështi i siguron organizmit sasinë e nevojshme të proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve. Kjo është një nga arsyet që dietologët e sugjerojnë herë pas here këtë lloj diete, e sidomos qumështin. Një javë ose dy përpara festave do të ishte koha e mjaftueshme për t’u dukur në formë të mirë.
Qumësht me çaj
Nëse qumështi do të shoqërohej me çaj dieta bëhet më e larmishme dhe e shëndetshme. Hidhni në një filxhan ose gotë 2-3 lugë me çaj jeshil dhe më pas përziejeni me qumësht.
Pijeni ngadalë deri në orën gjashtë pasdite. Mund të pini deri në dy litër në ditë.
Dieta e shpejtë
Kjo lloj diete është shumë e shëndetshme për organizmin, meqë përmban të gjithë komponentët e nevojshme për një ushqyerje të mirë. Mos e ndiqni këtë dietë për një kohë të gjatë, shtatë ditë janë më se të mjaftueshme.
Mëngjesi i parë: një gotë me çaj ose kafe pa sheqer
Mëngjesi i dytë: 40 g djathë
Dreka: vezë të zier, 120 g mish pa dhjamë, omëletë me 20 g djathë
Vakt i pasdites: një gotë me çaj pa sheqer
Darka: 125 g mish i zier, perime të ziera me pak vaj
Përpara se të flini pini një gotë me nenexhik të zier