Lajmet e fundit
Braziliani është kthyer në stërvitje pas një kohe jashtë fushave të blerta shkaku i një lëndimi.

Neymar ishte prezent në stërvitjet e Barcelonës pas disa ditësh pushim shkaku i një lëndimi që i pamundësoi të luajë në ndeshjet e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos.
Asi i Barcelonës ishte një nga mungesat kyqe në humbjen turpëruese në udhëtim dhe barazimin në shtëpi të katalanëve, ndaj kthimi i tij është lajm i mirë për trajnerin Luis Enrique.
Neymar pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës të cilën Barcelona e zhvillon ndaj po të njejtës skuadër që i rrëmbeu trofeun ditë më parë, Athletic Bilbao.