Lajmet e fundit
Sulmuesi ka kaluar një lëndim të marrë në barazimin e Barcelona me Atletico Madrid në shtator

Lionel Messi ka kaluar testet mjekësore dhe pritet të kthehet në formacion për përballjen e Barcelona me Deportivo të shtunën.
Asi i katalunasve u kthye në stërvitje këtë javë, bashkë me Samul Umtiti, dhe pritet që të jetë titullar në ndeshjen në Estadio Riazor.
Lyus Enrique të premten ka thënë se të dy lojtarët janë në gjendje të mirë dhe mund të kthehen në formacion.
"Në parim Messi dhe Umtiti janë kthyer. Messi është bashkë me skuadrën që nga e mërkura dhe duket të jetë mirë".
"Duhen minuta për t'u kthyer në formë të mirë, por ai është mirë, si edhe Umtiti".