Lajmet e fundit

Marco Asensio është rikthyer në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e sontme të Real Madridit ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndërkaq, Zinedine Zidane, ka vendosur që për këtë ndeshje ta pushojë Toni Kroos-in.
Për më tepër, në konferencën për shtyp para ndeshjes, Zidane zbuloi se Gareth Bale mund të kthehet në ndeshje e së shtunës në La Liga që mbretërit e zhvillojnë kundër Sevillës, dhe se do të jetë i gatshëm që të udhëtojë me ta për në Abu Dhabi që të garojnë në Kupën e Botës për Klube.