Skitarja Kiana Kryeziu është femra e parë, e cila ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, që janë mbajtur në Pekin të Kinës.
Kryeziu, për televizionin më të madh kinez CGTN, tha se ka qenë krenari e madhe përfaqësimi i Kosovës.
"Është nder i madh për mua të vij këtu dhe të përfaqësoj Kosovën si femra e parë në Lojërat Olimpike. Unë jam shumë e kënaqur. Ka qenë sukses shumë i madh".
Skitarja theksoi se sporti është i rëndësishëm për të rinjtë sepse formëson karakterin dhe krijon shpirtin luftarak.
"Sporti është shumë i mirë për fëmijët dhe në veçanti për të rinjtë sepse formëson karakterin. Një nga gjërat kryesore që përfiton nga sporti është se krijon shpirtin luftarak".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.