Një ekzemplar origjinal i kryeveprës së Marcel Proust “Du côté de chez Swann” (“Anës Svanit”), është shitur për çmim rekord prej 1.51 milion euro, që shënon vlerën më të madhe ndonjëherë për një vepër në gjuhën frënge.
Ky ekzemplar i rrallë, pjesë e veprës madhështore "À la recherche du temps perdu" ("Në kërkim të kohës së humbur"), i shënjuar me numrin 1, ishte vlerësuar mes 600.000 dhe 800.000 eurosh, dhe erdhi nga biblioteka e Pierre Bergé dhe u shit në ankandin e shtëpisë Drouot në Paris, njofton Klan Kosova
Traileri për filmin e bazuar në kryeveprën e Proustit
https://www.youtube.com/watch?reload=9&v=b7SDy6Jxm2s
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.